INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kam qenë gjithmonë vajza e babit', Aurela Gaçe përlotet në emision

'Kam qenë gjithmonë vajza e babit', Aurela Gaçe përlotet në emision

Publikuar më: 16:33 23-06-2022

Aurela Gaçe ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku në një pjesë të intervistës u përlot teksa foli për marrëdhënien e ngushtë me të atin.

“Kam qenë gjithmonë vajza e babit. Motra ime thotë “Gjithë jeta të ka shkuar duke i mbushur mendjen babit se je njeri i vlefshëm!”. Ajo si duket e ka vënë re këtë gjë, “o ba shiko se unë po bëj not, e pe sa larg ika”, “ba mora 10”, “ba bleva shtëpi”, domethënë për “ba” për çdo gjë”, u shpreh këngëtarja e emocionuar.

“Po tani?”, u pyet ajo. “Tani kam kuptuar ç’do të thotë nënë se tani kam vetë”, u përgjigj Aurela.

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713