INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Kam prova për të shkatërruar jetën!' Pas deklaratës së modeles, Robert Berisha nuk kursehet ndaj Jessica Kadiut, e thotë TROÇ: 'Që femrat të…' [FOTO]

'Kam prova për të shkatërruar jetën!' Pas deklaratës së modeles, Robert Berisha nuk kursehet ndaj Jessica Kadiut, e thotë TROÇ: 'Që femrat të…' [FOTO]

Publikuar më: 17:26 21-11-2020

Robert Berisha është përfolur gjithmonë për jetë e tij private duke bërë bujë në mediat rozë. Së fundmi, Roberti është përfolur për një lidhje me modelen Jessica Kadiu e cila reagoi ashpër ndaj deklaratave të këngëtarit që mohonte lidhjen e tyre. Kaq ka mjaftuar që modelja të deklaronte që ka prova për t’i shkatërruar jetën.

Në një intervistë për “Expres Rozë” Roberti është shprehur se nuk e di çfarë ka dashur të thotë Jessica duke ritheksuar se mes tyre ka pasur vetëm shoqëri asgjë më shumë. Këngëtari ndër të tjera u shpreh se nuk po e beson që ka ardhur koha që femrat të thonë “kam qenë i lidhur me një mashkull” dhe ai të mos e pranojë.

“Më përpara, djemtë nxirrnin fjalë për vajzat pa ndodhur asgjë mes tyre, por që të vijë dita të flasin femrat dhe mashkulli të mos pranojë. Jam djalë i shoqërueshëm dhe rri me shumë femra. Është vajë e mirë, e mençur që jeton jashtë, kemi pasur shoqëri por asgjë më shumë. Kur të bëj lidhje serioze, do e marrin vesh të gjithë. Nuk është turp të kesh një femër, një lidhje. Vajzat e reja preken, pse ky thotë kështu. Nuk kam nevojë të tregoj gjë për jetën time private. Nuk po gënjej dhe nuk po fsheh gjë, s’kam bërë ndonjë gjë të keqe. Kur të jem me një femër, do e them. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me ato postime,”- u shpreh Robert Berisha.

Jessica Kadiu më herët ka deklaruar se nuk ka gënjyer asnjëherë, sado që Robert Berisha e mohon se kanë në një marrëdhënie.

Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.

-785-0-5e558f0a49b6d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205