INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A duhet të jemi miq me ish-at? Vin Veli flet për raportin me ish-partneren e tij, Bora Zemanin [FOTO]

A duhet të jemi miq me ish-at? Vin Veli flet për raportin me ish-partneren e tij, Bora Zemanin [FOTO]

Publikuar më: 16:31 21-11-2020

Ndarja e DJ Vin Veli dhe prezantueses Bora Zemani 3 vite më parë bëri bujë në media, dyshja nuk kanë preferuar të flasin për njëri-tjetrin në intervista. Vini duket se ka hequr dorë nga heshtja dhe ka vendosur të flas për raportet me ish- partneren.

Në një komunikim me “Live from Tirana” Vini teksa pyetet nga gazetarët në lidhje me temën: A duhet të jemi miq me ish-at? Dj shprehet se gjërat ndryshojn vetëm nëse ka pasur tradhti, kur një lidhje nuk funksionon, nuk do të thotë që duhet ta urresh ish-partnerin/ partneren- ka shtuar Vini.

“Për sa kohë ke një fëmijë, sigurisht që do mbash miqësi. Por edhe një çift që janë ndarë dhe nuk kanë fëmijë pse duhet të urrehen? Kur nuk ka funksionuar, thjesht nuk ka funksionuar. Ah, kur ka pasur tradhëti pastaj, varet…Edhe arsyeja e ndarjes ndikon shumë. Nuk mund të jesh i ftohtë, kur në një lidhje ka patur tradhëti. Unë jam shumë mendjehapur, nuk mbaj mëri ose hatërmbetje. Toleranca dhe mirëkuptimi janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie”, u shpreh Vini.

Vin Veli është parë nëpër evente të ndryshme të shoqërohet nga një vajzë brune pa i’a zbuluar identitetin, ndërsa ish-partnerja e tij Bora ka zyrtarizuar lidhjen e saj 2- vjeçare me aktorin e humorit Donald Veshaj.

vin-veli.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031180381774902