INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Vin Veli me këngë të re, i pari DJ shqiptar në festivale ndërkombëtare [VIDEO]

KafeIN/Vin Veli me këngë të re, i pari DJ shqiptar në festivale ndërkombëtare [VIDEO]

Publikuar më: 12:17 01-08-2019

Ai është dj i njohur në pub-et e kryeqytetit por Vin Veli tani vjen me një këngë të re e kompozuar nga ai në studion e tij.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Vini tha se ai është i interesuar për cilësinë e muzikës që prodhon, që kjo muzikë të pëlqehet ndër vite.
"Nëse do merreshim me scoope, këngët do zgjasnin 1 javë apo 2. Kurse unë synoj ndryshe. Kënga ime e parë e ka kaluar territorin shqiptar dhe ka interes nga vende të ndryshme të botës për ta pasur. Psh Bejrut ka kërkesë dhe unë do shkoj shumë shpejt atje për një koncert", tha dj i njohur Vin Veli.
Ai tha se çdo dj në Bejrut e luan këngën e tij dhe tani është momenti për të prodhuar të tjera këngë.

"Edhe Mali i Zi apo Serbia dëgjon këngët e mia dhe i luan. I kam dhe atje fansat e mi, ndaj mendoj se është koha të realizoj ëndërrat e mia", tha Vini.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë.

Article Logic
Execution time: 0.0015938282012939