INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/A do të ketë arrestime, Lefter Maliqi: Vettingu show politik, deputetët e rinj s'dinë të lexojnë [VIDEO]

KafeIN/A do të ketë arrestime, Lefter Maliqi: Vettingu show politik, deputetët e rinj s'dinë të lexojnë [VIDEO]

Publikuar më: 12:23 01-08-2019

Deputeti i opozitës së re në parlament, Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin "KafeIN", gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, e ka cilësuar shoë mediatik reformën në drejtësi pasi Vettingu duhet të nisë që nga qeveritarët.
"Po të bëhet Vettingu i vërtetë, ccdo qeveritar është i lidhur me botën e krimit, biznesmenë që janë pasuruar frikshëm shumë shpejt. Reformat janë si premtimet politike, shoë politik", tha Maliqi.
Sipas deputetit Maliqi, sa kohë vota shitet e blihet, sa kohë bëhen zgjedhje moniste, kjo situatë s'do të ndryshojë.
"Ti nuk ke deputetë të zgjedhur nga populli por nga partia.
Edhe deputetët e famshëm të listës së re nuk dinë as të lexojnë. Edhe fjalimet i lexojnë me letër sepse ua përgatisin të tjerët. Shqipëria është në krizë politike, duhet ndryshuar sistemi", tha deputeti Maliqi.
Në lidhje me përgjimet e "Bild", Maliqi tha se linja e Ramës është t'i lodhë njerëzit, sic bëri me protestën e opozitës.
"Të gjitha kauzat e ngritura kundër tij. Ai s'e ka problem se vuajnë njerëzit. Por ai duhet t'i shërbejë të gjithëve. Ai e shikon kundërshtarin si armik dhe aksionet politike si luftë klasash", u shpreh deputeti Maliqi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541