INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Valbona Sakollari: Do të pranoj rezultatin dhe do të uroj kundërshtaren për fitoren në Durrës [VIDEO]

KafeIN/Valbona Sakollari: Do të pranoj rezultatin dhe do të uroj kundërshtaren për fitoren në Durrës [VIDEO]

Publikuar më: 12:47 01-07-2019

Kandidatja për bashkinë Durrës e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari në një lidhje telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN”, Flavio Qarri, tha se procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit shkoi qetë në qytetin bregdetar.
Por sipas saj, presioni nga ana e militantëve demokratë ka qenë i dukshëm.
“Ajo çfarë më ka bërë përshtypje ka qenë pjesëmarrja në hyrjet e disa qendrave të votimit e militantëve të PD. Sic duket për t’i treguar qytetarëve demokratë ose elektoratit gri se ne jemi këtu dhe ju shohim se kush po voton”, tha kandidatja e Bindjes, Sakollari.
E pyetur nëse do të njihte rezultatin e zgjedhjeve dhe do ta uronte kundërshtaren politike, Valbona Sakollari tha se përderisa partia e saj ka hyrë në zgjedhje do ta njohë rezultatin.
“Patjetër që do ta uroj kundërshtaren politike, e kam bërë që në fillim këtë. Ne jemi përshëndetur, kemi zhvilluar një fushatë qytetare”, tha znj.Sakollari.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988