INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Safet Gjici i PS: Pjesëmarrja në Kukës e lartë, ruajtëm votat e 2017 [VIDEO]

KafeIN/Safet Gjici i PS: Pjesëmarrja në Kukës e lartë, ruajtëm votat e 2017 [VIDEO]

Publikuar më: 12:37 01-07-2019

Kandidati fitues socialist në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, gjatë një interviste telefonike në emisionin “KafeIN” tha se procesi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit shkoi i qetë në këtë qytet.
Sipas tij, pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e lartë se ajo e vitit 2017.
“Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte mbi 26 %. Nëse në 2017 morëm në Kukës reth 11600 vota, tani besojmë se kemi marrë mbi 12 mijë.
Por unë vlerësoj shumë qytetarinë kuksiane dhe pse nuk kishim konkurrentë të fortë”, tha kandidati fitues i bashkisë Kukës, Safet Gjici.
Sipas Gjicit, sovrani e tha fjalën e tij duke i besuar PS votën për 4 vitet e ardhshme.
“Falenderoj qytetarët që më votuan, përqindja ishte e mirë. Ne kemi bërë programin tonë për punën e 4 viteve të ardhshme dhe do të zbatojmë projektet që kemi hartuar”, tha Gjici.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992