INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Tërmetet në Korçë. Haki Çako: Fond i emergjencave në ndihmë të qytetarëve [VIDEO]

KafeIN/Tërmetet në Korçë. Haki Çako: Fond i emergjencave në ndihmë të qytetarëve [VIDEO]

Publikuar më: 12:52 03-06-2019

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile z.Haki Çako, gjatë një interviste telefonike në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se mëngjesin e së hënës një tjetër tërmet është shënuar në zonën e Korçës, ku përllogaritet 184 banesa të dëmtuara prej të cilave 85 banesa të dëmtuara komplet.

Çako tha se janë marrë masa për evakuimin e banorëve në fshatin Floq.
“Banorët janë të siguruar në çadra ku janë furnizuar me ushqime e veshmbatje. Të gjitha strukturat lokale janë në terren pranë qytetarëve.
Do të ngrihen grupet e verifikimit të dëmeve materiale dhe qytetarët do të kompensohen nga qeveria”, u shpreh drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako.
Sipas drejtorit Çako nuk ka dëmtime në njerëz përvec momentit fillestar ku si pasojë e rënies së suvasë u lënduan 4 persona.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0031189918518066