INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Iluzionisti Nadir Mura: Sot jam producent, prodhoj dokumentarë për emigrantët e suksesshëm [VIDEO]

KafeIN/Iluzionisti Nadir Mura: Sot jam producent, prodhoj dokumentarë për emigrantët e suksesshëm [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 03-06-2019

Aii njihet në Shqipëri si iluzionist, por Nadir Mura duket se po provon një tjetër fushë, produksionin.
Në një intervistë me moderatorin e emisionit “KafeIN” Flavio Qarri, Nadiri tha se është producent i projektit me cikël dokumentarësh që po xhiron në Itali ku jeton aktualisht me familjen e tij.
“Dokumentarët që po xhiroj janë projekt me fondet publike të krahinës së Lacios dhe Pulias.
Dokumentarët i kushtohen emigrantëve të suksesshëm shqiptarë në Itali.
Psh kam xhiruar Gëzim Myshqetën dhe Ilir Shaqiri, Etrit Berisha, pra figura të cdo lloj fushe”, tha Nadiri.
I pyetur nga moderatori Qarri, Nadiri tha se ka menduar t’i sjellë këto dokumentarë të transmetohen dhe në mediat televizive në Shqipëri, në gjuhën shqipe.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0082261562347412