INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Të drejtat e punëtorëve, 1 Maji i gjen sindikatat sërish të përçara [VIDEO]

KafeIN/Të drejtat e punëtorëve, 1 Maji i gjen sindikatat sërish të përçara [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 01-05-2019

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Maji i gjen sindikatat shqiptare sërish të përçara.
I ftuar në emisionin "KafeIN", gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, kreu i Konfederatës së Sindiatave të Pavarura, Kol Nikollaj e pranoi situatën në të cilën ndodhen sot sindikatat.
Nikollaj ka pranuar se në 28 vjet demokraci, sindikatat janë përdorur nga politika dhe megjithë fitoret e vogla të lëvizjeve sindikale, ka ende shumë çështje që duhen zgjidhur për të drejtat e punëtorëve.
"Me ligjin e ri për sindikatat, çdo kush , me një numër prej 20 vetash mund të ngrejë një sindikatë. Janë 100 të tilla të regjistruara por pak e bëjnë punën si duhet", tha Nikollaj.
Gjatë emisionit "KafeIN", u prononcua dhe kreu i sindikatës së re të Naftëtarëve të Shqipërisë ku sqaroi kërkesat e naftëtarëve në këtë 1 Maj, siç është amendimi i ligjit për statusin e Naftëtarëve.
Por kjo kërkesë ka ndarë në mes sindikatat, të cilat janë përplasur mes tyre.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389