INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ironia për 1 Maj: O Skënderbe, e mbajte fjalën. Punësove 300, 000 shqiptarë në Gjermani

Ironia për 1 Maj: O Skënderbe, e mbajte fjalën. Punësove 300, 000 shqiptarë në Gjermani

Publikuar më: 14:00 01-05-2019

Sot në ditën e punëtorëve, 43-vjeçari Edmond Hoxha një qytetar nga Fieri, ka zgjedhur një mënyrë unike për të protestuar.

 Hoxha mbante një pankartë në duar ku shkruhej:

"O Skënderbe, e mbajte fjalën. Punësove 300, 000 shqiptarë në Gjermani’''.

Ironia therëse e Edmond Hoxhës po bën xhiron e rrjetit.

Ai u shfaq i vetëm dhe me këtë pankarte në dorë, Edmond Hoxha ka dalë për të dytin vit në sheshin “Evropa” në Fier në shenjë proteste, pikërisht në ditën e punëtorëve. Punëkërkues në sektorin e ndërtimit, Hoxha shprehet se ky sektor është i paralizuar dhe se me aq sa punon nuk arrin të shlyejë dot faturat mujore.

skenderbe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020840167999268