INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Projekti i fasadave në Tiranë, Henril Çule: Muze në qiell të hapur, po tërheq turistët [VIDEO]

KafeIN/Projekti i fasadave në Tiranë, Henril Çule: Muze në qiell të hapur, po tërheq turistët [VIDEO]

Publikuar më: 14:05 11-07-2019

Muze në qiell të hapur. Kështu e ka cilësuar drejtori i Dekorit në bashkinë e Tiranës, Henril Çule, projektin e fasadave që është zbatuar në Tiranë.
Çule tha se fasadat e reja përcjellin mesazhe përmes pamjeve.
Në projekt sipas tij morën pjesë dhe artistë të huaj.
“Pas mural-festit, aktivitet i vitit të shkuar, projekti i fasadave ka pasur si qëllim të sjellë një frymë tjetër.
Kemi një hartë digjitale me emrat e artistëve dhe veprat e tyre dhe linku është futur në faqen online të bashkisë. Po ashtu po tentojmë ta fusim dhe në aplikacionin “Mobike” për të gjithë turistët që vizitojnë Tiranën”, tha drejtori i Dekorit Henril Çule.
Sipas tij, artistët që vijnë, njihen me problematikat e vendit për t’i sjellë në veprat e tyre.
“Një prej këtyre artistëve në veprën e tij ka përcjellë mesazhin e dhunës në familje. Ai ia doli të tërheqë vëmendjen me stilin e tij”, tha Çule.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496