INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncon mosveprimin e policisë, flet 18 vjeçarja e përdhunuar nga i ati: Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie!

Denoncon mosveprimin e policisë, flet 18 vjeçarja e përdhunuar nga i ati: Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie!

Publikuar më: 14:13 11-07-2019

Historia e një vajze 18 vjeçare e cila për tre vite rresht përdhunohej nga babai i saj i ka tronditur të gjithë. Pas denoncimit që vajza bëri në emisionin Fiks Fare, babai i saj është arrestuar dhe 18 vjeçarja është marrë menjëherë në kujdestari nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

18 vjeçarja është intervistuar nga nga korrespondenti i Zërit të Amerikës, ajo tregoi se policia nuk veproi për ta mbrojtur.

“Unë kam vajtur në polici para disa muajsh dhe bëra një denoncim nëpërmjet një avokati në Tiranë. Denoncimin me avokat e bëra në Tiranë, sepse në qytetin ku jetoj jam fare e pambrojtur. Pasi bëmë denoncimin, një polic aty e mori babain në telefon dhe i tha që ka ardhur një dosje e zezë për ty, ndaj duhet të vish ta shikosh me patjetër.

Babai shkon aty dhe i lexon të gjitha. Më merr në telefon dhe më thotë: Duhet të vish. Do të vij mamaja të të marrë”. Shkoj në polici dhe policia më kërcënon: Nëse nuk ka prova, ti do të arrestohesh, sepse akuzohesh për një denoncim të rremë. U detyrova ta tërheq denoncimin brenda një jave, sepse nuk kisha asnjë provë.”- tregon vajza, të cilës vazhdonin ti vinin mesazhe kërcënuese nga të afërm të familjes edhe gjatë kohës që po fliste me gazetarin, shkruan Zëri i Amerikës.

Ndër të tjera vajza thotë se babai ka miq e shokë brenda radhëve të policisë, që e mbrojnë duke i treguar të dhëna sekrete nga denoncimet dhe hetimet. Sipas saj dhe kësaj radhe mund tja hedhi paq, pavarësisht se do jetë pak e vështirë se rasti u publikua dhe në media.

“Babai i mësoi të gjitha se kush e bëri denoncimin, me cilin numër u bë denoncimi, dhe me çfarë linje dhe profili Facebook-u u bë denoncimi. Këto të dhëna në shtete të tjera janë mjaft private, ndërsa në qytetin tonë dolën të gjitha” - tha vajza denoncuese.

Babai tashmë i arrestuar ishte në dijeni të çdo lëvizjeje të vajzës drejt kryeqytetit, madje edhe kur shkoi në televizionin Top Channel.

Vajza thotë se edhe më parë e kishte denoncuar babanë në polici si kultivues i bimëve narkotike, por doli shpejt nga qelia për ato. Ndërsa pas denoncimit të abuzimit seksual, ai i thoshte vajzës që nuk kishte ku të shkonte tjetër dhe se në fund përsëri do të mbetej në dorë të tij.

“Qofsha vajza e fundit me këtë lloj historie dhe shpresoj që shumë vajza të tjera, që janë në të njëjtën pozitë, le ta bëjnë edhe ato një denoncim të tillë dhe mos të frikësohen nga askush” - tha ajo.

E pyetur nga “Zëri i Amerikës” mbi pretendimet e vajzës për mosreagim dhe presion nga forcat e rendit, policia njoftoi se nuk mund të komentonte ngjarjen, përderisa ka filluar një hetim nga prokuroria. Ndër të tjera policia ka theksuar se çdo pretendim i vajzës, çdo thënie e saj dhe çdo veprim policor që është kryer gjatë kësaj periudhe do të verifikohet nga prokuroria dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0049359798431396