INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/Pastrimi i figurës së prokurores Prela, Endrit Brahimllari: Reforma u kap! [VIDEO]

KafeIn/Pastrimi i figurës së prokurores Prela, Endrit Brahimllari: Reforma u kap! [VIDEO]

Publikuar më: 15:20 06-02-2019

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, dhe opozitën në tërësi, kalimi i Veting-ut  nga prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, provoi atë që është paralajmëruar më parë nga kjo forcë politike, ndërhyrjen e kryeministrit në këtë proces.

Në studion e KafeIn, deputeti i LSI, Endrit Brahimllari, gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, tha se vendimi i djeshëm vërtetoi kapjen e reformës në drejtësi.
“Kjo tregoi se kemi të bëjmë me një reformë që ka prekur vetëm emrat e përcaktuar nga Edi Rama.
Po ti shihni, emrat që kanë kaluar, janë persona që janë paracaktuar nga vetë Rama për të qenë në krye të institucioneve të reja që do të krijohen në sistemin e drejtësisë”, tha Brahimllari.
Deputeti i LSI, tha se në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re, Brahimllari tha se projekti i Unazës duhet të hetohet.
“Projekti duhet të bëhet transparent dhe të minimizohen dëmet që prekin banorët”, u shpreh deputeti i LSI, Endrit Brahimllari.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0030319690704346