INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debatet në Komisionin e medias dhe edukimit, Boçi-Lleshajt: Nuk të falen fyerjet, sje me çunat e lagjes

Debatet në Komisionin e medias dhe edukimit, Boçi-Lleshajt: Nuk të falen fyerjet, sje me çunat e lagjes

Publikuar më: 15:15 06-02-2019

Komisioni i Medias dhe Edukimit është shoqëruar me tone të ngritura mes Sandër Leshajt, Albana Vokshit dhe Luciano Boçit.

Ministri i Brendshëm u shpreh se nga hetimet e kryera nga kontrollet e brendshme nuk është faktuar asnjë rast dhune ndaj studentëve.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi e quajti jo etike dhe aspak të përgjegjshme sjelljen dhe ofendimet drejtuar kolegëve të LSI.

Debatet në komision:

Lleshaj: Administratori kërkoi ndihmën e Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirave. Në qendrën operacionale të Policisë kanë kërkuar gjithashtu mbështetje. Siç keni ju shqetësimet tuaja, pastaj edhe ne kemi shqetësimet e familjarëve.

Noka: Kemi bërë një pyetje, na tregoni një dokument të titullarit që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë. A përbën vepër penale ndërhyrja e Policisë? Ju lutem na tregoni dokumentin.

Vokshi: A e kanë shkelur ligjin ata policë që shihni aty

Lleshaj: Kaq thjesht nuk përgjigjem. Unë po iu them këtë: Policia ka shkuar atje referuar një kërkese ligjore, që policia i është përgjigjur. Policia nuk ka konsumuar shkelje ligjore. Ne nuk kemi konstatuar asnjë shkelje.

Vokshi: Ju e thoni me përgjegjësi?

Lleshaj: Patjetër, me përgjegjësi. S’jam i papërgjegjshëm!

Boci: Shkresa e administratorit është antiligjore. Kjo është shkelje e ligjit. Titullari është rektori dhe jo administratori. Kërcënimi që i bëtë Kërpaçit dhe fyerjea që i bëtë Mehetajt nuk iu falet. Ne këtu të drejtohemi si ministër dhe jo si Sandër Lleshaj. Këtë mund ta bësh me çunat e lagjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057