INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Në prag të sezonit turistik, zv/ministrja Çuçi: Plan masash për monitorimin e plazheve [VIDEO]

KafeIN/Në prag të sezonit turistik, zv/ministrja Çuçi: Plan masash për monitorimin e plazheve [VIDEO]

Publikuar më: 14:54 27-03-2019

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi gjatë një interviste për “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për të pasur një mbarëvajtje të sezonit turistik.
Zonja Çuçi tha se rritja e subjekteve akomoduese me 1400 më shumë, do të ofrojë mundësi për turistët e huaj dhe qytetarët që duan të frekuentojnë bregdetin shqiptar.
“Për herë të parë në Shqipëri, 5 brand-e të huaja janë duke ardhur, investime që po zhvillohen me konsorciume shqiptare. Kjo tregon interesin e investitorëve të huaj për të investuar në vendin tonë”, tha zv/ministrja Çuçi.
Ndër të tjera në intervistë, zv/ministrja Çuçi tha se plani i masave për sezonin turistik përfshin monitorimin e plazheve, pastrimin e mbeturinave në zonat bregdetare, rritjen e cilësisë së ujërave të deteve dhe eliminimin e zhurmave.
“Aksioni për pastrimin e mbeturinave pranë lumenjve që bëhet cdo fillim sezoni ka përmirësuar gjendjen, nëse nuk do bëhej imagjinoni si do ishte situata.
Vendimi për heqjen e qeseve nga përdorimi ka ndikuar në uljen e ndotjes së lumenjeve dhe deteve”, tha zv/ministrja Çuçi.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391