INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Gruaja nga Vlora e vendos në vështirësi Edi Ramën

Gruaja nga Vlora e vendos në vështirësi Edi Ramën

Publikuar më: 12:42 27-03-2019

Kryeministri është vendosur sot në vështirësi nga një zonjë nga Vlora, qytetet që i ka dhënë mandat deputeti Edi Ramës. Gruaja i tregoi kreut të qeverisë kalvarin që kishte kaluar nëpër gjyqe për rikthimin në punë në administratë, ku më parë ajo ishte e punësuar në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Rama i kërkoi  ndjesë zonjës dhe pranoi se rasti ishte përgjegjësi e qeverisë.

“Më vjen shumë zor që ka ndodhur kjo gjë se jam deputet i Vlorës, dhe nuk kemi kujt t’ja hedhim fajin, përgjegjësia është direkt e Qeverisë, një faj ke edhe ti ose më mirë një e metë jotja është që nuk e ke bërë më përpara këtë kërkesë se platforma ka kohë që ekziston dhe duhet të kishe marrë më shpejt përgjjgje. Unë të siguroj që shkaktarët e kalvarit do ndëshkohen, drejtori apo drejtorët që të kanë mohuar të drejtën dhe të kanë persekutuar në kuptimin më të plotë të fjalës do largohen”, tha Rama.