INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Ndihma Ekonomike, Denada Seferi: Hoqëm kufizimet, përfitues të gjithë kategoritë në nevojë [VIDEO]

KafeIN/Ndihma Ekonomike, Denada Seferi: Hoqëm kufizimet, përfitues të gjithë kategoritë në nevojë [VIDEO]

Publikuar më: 15:00 24-07-2019

Heqja e tavanit të pagesës së ndihmës ekonomike, për përfaqësuesen e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi, është risia që sjell ligji i ri për Asistencën Sociale.
E ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, znj,Seferi tha se nuk do të ketë më limit për përfitimin e ndihmës ekonomike.
“Sot është e mundur të përfitosh mbi tavanin e dikurshëm, në bazë të personave në familje. Kjo do ti shërbejë 3 mijë familjeve të skemës.
Po ashtu, është përfshirë në ligjin e ri, nisma e deputetëve për pagesën e aftësisë së kufizuar, për heqjen e kufizimit 48 muaj.
“Sot në ligjin e ri nuk të ndërpritet pagesa e paaftësisë edhe nëse nuk ke pagesë të sigurimeve shoqërore 1 vit në 5 vitet e fundit.
Pra ky kusht është hequr”, tha znj.Seferi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877