INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kujtim Gjuzi: Edi Rama më ka frikë, bëri zgjedhje si Gedafi [VIDEO]

KafeIN/Kujtim Gjuzi: Edi Rama më ka frikë, bëri zgjedhje si Gedafi [VIDEO]

Publikuar më: 14:01 24-07-2019

Deputeti konservator Kujtim Gjuzi ka deklaruar gjatë një interviste në “KafeIN”, me moderatorin Flavio Qarri se Edi Rama ka frikë institucionale, madje në 3 seancat e para kur erdhi opozita e re në kuvend ai mungoi pikërisht nga përballja me intelektualë si ai e emra të tjerë.
Po ashtu, Gjuzi ka përsëritur akuzat për 25 deputetë të majtë në kuvend të cilët sipas tij janë të inkriminuar dhe duhet të largohen.
Më tej Gjuzi tha se ai nuk do të heqë dorë nga lufta për pastrimin e parlamentit nga deputetët e lidhur me botën e krimit dhe kanabis.
“Unë do të punoj për pastrimin e kuvendit nga këta emra të kriminalizuar. Kurse opozita jo parlamentare ka filluar të reagojë por reforma në Drejtësi duhet të zbardhë 2 prillin e Shkodrës dhe ngjarjen e 21 Janarit. Nuk mund të ketë qetësi pa u zbardhur këto dy ngjarje.
Por mendoj që Rama nuk do të jetë Gedafi i Libisë në Evropë që të kapë sistemin e drejtësisë.
Ai do të jetë i pari që do të përgjigjet”, tha Gjuzi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703