INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Nard Ndoka: Pas kriminelëve, u futën në Parlament homoseksualë e pedofilë

KafeIN/ Nard Ndoka: Pas kriminelëve, u futën në Parlament homoseksualë e pedofilë

Publikuar më: 14:07 26-07-2018

I ftuar sot në KafeIN në INTV dhe In Radio 105.7 ishte deputeti Nard Ndoka. Mes shumë temave politike e jo vetëm ai sigurisht bëri disa deklarata nga ato që e kanë bërë të famshëm.

I pyetur nga Flavio Qarri rreth përbërjes së Kuvendit ai pasi e cilësoi si sukses të Bashës pastrimin nga kriminelët deklaroi se ishin future përdhunues, pedofilë e homoseksualë.

Nga ana tjetër ai u pyet për pasurinë e tij dhe këmbënguli se edhe në ILDKPI ishte i pastër dhe 900 mijë eurot nuk ekzistonin. Madje sipas Ndokës, të 3 djemtë e tij ndodhen në Maltë për studime e punë njëkohësisht pikërisht për t’u edukuar edhe me jetën e vërtetë e të ndershme.

Para se të vinte Nard Ndoka në studio Flavio Qarri po ndërvepronte me shikuesit dhe dëgjuesit e KafeIN për shprehjen e tyre të preferuar e kësaj teme nuk mund t’I shpëtonte as deputeti dhe kryetari I PDK i cili deklaroi se “Mendo Pozitivisht” e frymëzonte çdo ditë. Sigurisht u fol edhe për shprehje që i atribuohen nëpër rrjete sociale e meme por ai tha që 99% nuk janë të vërteta.

Sigurisht Edi Rama ishte në qëndër të kritikave të Ndokës ndërsa e konsideroi atë një arrogant të dhunshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924