INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Berisha: Rama është i sëmurë dhe ka degraduar. Një ndodhi si në një spital psikiatrik!

Berisha: Rama është i sëmurë dhe ka degraduar. Një ndodhi si në një spital psikiatrik!

Publikuar më: 11:54 10-06-2018
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një histori në llogarinë e tij në facebook, ku sipas tij e ka rrëfyer një deputet socialist, të cilit nuk i përmend emrin.
Ai tregon historinë e takimit të dy zyrtarëve të huaj me kryeministrin Rama dhe sjelljen aspak të hijshme të tij. Sipas Berishës, Rama është i sëmurë dhe ka degraduar
Reagimi i plotë i Berishës:
Një ndodhi si në një spital psikiatrik!
Të dashur miq, këto dite vizituan Tiranën dy përfaqësues të rëndësishëm të një vendi mik anëtar i BE. Njëri prej tyre kishte miqësi të kahershme me një deputet socialist. Ky i fundit kishte organizuar takimin me krye, krye, krye Edvinin. Në orën e caktuar ata u paraqitën të shoqëruar edhe nga deputeti socialist në zyrën e Piktorit dështak. Por atyre u ndodhi ajo që nuk e kishin imagjinuar. Sapo u ulen, pa ju uruar mirëseardhjen, Edvini me harbutellek iu drejtohet:
‘Përse keni ardhur? Më thoni mua...’
Të habitur nga pritja, miqtë e huaj panë njëri-tjetrin dhe deputetin që i shoqëronte.
‘Mot i nxehtë në Shqipëri’, - i përgjigjet njëri prej tyre, i cili gjatë karrierës së tij politike prej tre dekadash kishte takuar dhjetëra e dhjetëra kryeministra.
‘Vape e madhe në Tiranë’, - ia ktheu edhe tjetri.
Vendi i tyre është nëri nga më të paktat vende të BE-s që mbështet hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë. Të interesuar për rezultatet e lobimit pranë vendeve që janë kundër hapjes së negociatave pa kushte me Shqipërinë ata e pyeten Piktorin dështak nëse kishte bindur dot ndonjërin nga vendet skeptike për të ndryshuar mendim dhe konkretisht e pyesin për qëndrimin e Francës?
Ata u shtangen nga përgjigja e Ramës, i cili u tha se: ‘Franca me ka dhënë mua Urdhërin e Kavalierit të Legjionit të Nderit, por Franca dhe Makroni janë stupid (të marrë, idiotë) më bllokojnë hapjen e negociatave’.
Bashkëbiseduesit e huaj panë njëri-tjetrin të habitur dhe neveritur nga përgjigja e tij.
Pas kësaj, piktori dështak nuk foli më dhe filloj të zhgarravisë, vizatojë me bojëra mbi një letër që kishte para në prani të tyre pa folur më asnjë fjale për 10 minuta me radhë. Kjo situatë i detyroi të dy vizitorët e huaj të ngrihen pa i marrë leje dhe të dalin nga zyra.
Ne korridorin e kryeministrisë, njëri prej tyre i tha mikut të tij shqiptar se bosi i tij, pra Rama, qenka i sëmurë rëndë dhe duhet të mjekohet. Kurse tjetri ia ktheu shkurt se ai ka nevojë për mjekim!
I zënë tepër ngushtë nga ndodhia, deputeti socialist u detyrua ti thotë i turpëruar mikut të tij se me sa duket bosi (Rama) kishte tërhequr ndonjë vizë (kokainë) më shumë nga mërzia se po vendosen kushte për hapjen e negociatave me BE-n dhe pas vitit 2016 kjo është hera e dytë që BE e bën këtë më Shqipërinë!
Të dy miqtë e nderuar, të habitur negativisht nga takimi dhe qëndrimi i dizekuilibruar i Ramës, nuk referuan asnjëherë në media se e kishin takuar atë, por bënë sikur nuk e kanë takuar fare.
Këtë histori nuk do ta publikoja pavarësisht se deputeti socialist jo pa qëllim gjeti rastin ta rrëfente tek qytetari dixhital po të mos ishin disa arsye të rëndësishme.
 
 rama-berisha2_okk.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166