INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN, merre dhe ti ''dozën'' e mëngjesit... Çfarë ndodhi sot në emision më të ri veror të INTv?

KafeIN, merre dhe ti ''dozën'' e mëngjesit... Çfarë ndodhi sot në emision më të ri veror të INTv?

Publikuar më: 14:22 18-06-2018

Ditën e sotme ka startuar emisioni më i ri i mëngjesit në INTv dhe IN Radio 105.7, “KafeIN”, i cili do t’ju shoqërojë nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 10:00, nga e hëna deri në të premten.

“KafeIN” është një ndër emisionet verore më të reja të INTv, një program krejt ndryshe nga çka jemi mësuar të shikojmë deri më tani nga programet e mëparshme të mëngjesit, një program i cili u dedikohet të rinjve, por jo vetëm.

Ajo çka spikati në këtë emision janë pikërisht, rubrikat interesante, të cilat nuk janë trajtuar në programe të mëparshme; një rubrikë e dedikuar të rinjve, lajme nga vendi rajoni dhe bota, aktualitet, politikë, trajtimi i një teme specifike, showbizz shqiptar dhe i huaj, të ftuar të ndryshëm të cilët i përkasin botës së spektaklit.

Interaktiviteti me audiencën është pikërisht ajo që e karakterizon këtë program. Ditën e sotme u lexuan nga Flavio, moderatori i emisionit, një numër i madh komentesh dhe u realizuan një serë telefonatash me personat të cilët patën dëshirë t’i bashkoheshin emisionit.

sduyhi.jpg

Nuk munguan as të ftuarit speciale si John Alite, ish-mafiozi me origjinë shqiptare i konsideruar si "krahu i djathtë" i familjes mafioze Gambino dhe padronit John Angeli, i cili rrëfeu për jetën e tij kriminale si dhe për pendimin.

dd336446-5675-438a-9849-8a0e26d013c3.jpg

Nëse e keni humbur puntatën e parë mos harroni të na ndiqni çdo ditë nga ora 07:00 deri në 10:00 nga e hëna në të premte, vetëm në INTv dhe IN Radio 105.7.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775