INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Jeta pas mandatit, Nora Malaj: Për votuesit e mi mbetem deputete! [VIDEO]

KafeIN/Jeta pas mandatit, Nora Malaj: Për votuesit e mi mbetem deputete! [VIDEO]

Publikuar më: 14:30 26-02-2019

Për ish-deputeten e LSI Nora Malaj, vendimi për lënien e mandatit nga opozita ishte i vonuar.
E ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, znj.Malaj tha se nisur nga deklarata e OSBE/ODIHR për zgjedhjet, ky vendim radikal duhej kryer kohë më parë.
Lidhur me deklaratën e kreut të opozitës Lulzim Basha për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ish-deputetja e LSI, shpresoi tek një rezultat nga ana e prokurorisë e cila po heton çështjen e blerjes së votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
“I takon qytetarëve që të mos harrojnë se çfarë ndodhi dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur”, u shpreh zonja Malaj.
Ndiqni intervistën e plotë ne videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0039961338043213