INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/G-Bani: Teksti i këngës “Të Dua” u frymëzua nga libri i Rudina Xhungës [VIDEO]

KafeIN/G-Bani: Teksti i këngës “Të Dua” u frymëzua nga libri i Rudina Xhungës [VIDEO]

Publikuar më: 14:57 26-02-2019

“Mirmbrëma, S'po më merrte gjumi, Vapa? Këto janë fjalët e para të këngës që shumë shpejt u kthye në hit, kënduar nga G-Bani dhe Crazy Girl.
I ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se kënga “Të Dua” e bëri të famshëm për tekstin, madje prej saj lindën dhe shumë MEME.
Gjatë intervistës në “KafeIN”, G-Bani ndër reperat e parë në Shqipëri, zbuloi dhe personin që e ka inspiruar për të shkruar atë këngë.
“Kam qenë në ambientet e TCH, ndërsa bënim prova për Top Fest 1 në Top Radio, kur dëgjoj një dialog të Rudina Xhungës me dikë tjetër që po i tregonte detaje nga libri i saj.
Më bëri shumë përshtypje lehtësia e bisedës së dy personazheve në libër dhe do doja ta përshtasja me vajzën që do ja dedikoja këngën”, tha G-Bani.
Reperi G-Bani ka komentuar dhe hitet e sotme të muzikës rep, që sipas tij po ndikohen nga Kosova.
G-Bani sot jeton në Londër dhe është kthyer në Tiranë për të performuar tek “Cinco Cavalli”, një nga pub-et e njohura në Tiranë ndërsa në ditën e Verës, 14 Mars do të performojë në shesh, në koncertin që do të organizohet me rastin e kësaj feste.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

G-Bani 

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166