INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Irena Gjoka: Aksidentet në punë, punëmarrësi të ndërgjegjësohet për dëmshpërblimin [VIDEO]

KafeIN/Irena Gjoka: Aksidentet në punë, punëmarrësi të ndërgjegjësohet për dëmshpërblimin [VIDEO]

Publikuar më: 14:04 04-04-2019

Cdo punëmarrës i lënduar në vendin e punës, duhet t’i drejtohet gjykatave përkatëse për të kërkuar dëmshpërblim nga punëdhënësi, nëse nuk ka mundësuar kushtet teknike.
Kështu ka deklaruar sot përgjegjësja e sektorit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Irena Gjoka, gjatë emisionit “KafeIN”.
E pyetur nga moderatori Flavio Qarri, Gjoka tha se gjatë inspektimeve të kryera në vitin 2018 në sektorin e ndërtimit, u vu re se rreth 67 përqind e subjekteve punonin me nënkontraktorë.
“Prej tyre, në gati 20 % të rasteve, mungonte koordinatori për çështjet e sigurisë dhe kujdesit në punë.
Sipas ligjit duhet të ketë supervisor që të koordinojë punën”, tha përfaqësuesja e Inspektoriatit të Punës.
Në lidhje me çertifikimin e punonjësve që punojnë në lartësi, gjatë intervistës u deklarua se vetë, 2-5 % e personave që punojnë në ndërtim, e zotëronin këtë çertifikatë.
Këto fakte u pranuan dhe nga përgjegjësja e sektorit në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Irena Gjoka, e cila tha se kurset e aftësimit për punimet në lartësi janë të detyrueshme sipas ligjit.
“Edhe nëse subjekti ka nënkontraktuar të tjerë për punimet, në raste aksidentesh ai nuk përjashtohet nga përgjegjësia”, tha Gjoka.

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898