INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Floida Kërpaçi: Qytetarët janë me ne, më 13 tetor janë zgjedhjet sipas dekretit

KafeIN/Floida Kërpaçi: Qytetarët janë me ne, më 13 tetor janë zgjedhjet sipas dekretit "Meta" [VIDEO]

Publikuar më: 13:59 02-07-2019

Ish-deputetja e LSI, kryetarja e LRI Floida Kërpaçi e ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, tha se të rinjtë e kanë bojkotuar masivisht procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kërpaçi tha se të tjerë që shkuan të votojnë, ishin të detyruar për shkak të presionit nga eprorët e tyre.
“Qytetarët refuzuan me indiferencë këtë sistem, këtë qeverisje. Ata me këtë veprim na dhanë të kuptojnë se janë me ne.
Por dhe opozita ka përgjegjësinë e saj të punojë tani me qytetarët, përtej zgjedhësve të saj”, tha Floida Kërpaçi.
Opozita sipas Kërpaçit, e ka gati planin e saj.
“Ky plan kërkon një diskutim të gjerë, kjo është kontrata jonë me qytetarët, me drejtuesit e forumeve më të larta. 30 qershori nuk ishte proces zgjedhor, por ishin votime të socialistëve”, tha Kërpaçi.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034561157226562