INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Elisa Spiropali tregon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt [VIDEO]

KafeIN/ Elisa Spiropali tregon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt [VIDEO]

Publikuar më: 13:44 30-10-2018

Elisa Spiropali ishte sot në KafeIN, me Flavio Qarri. Sigurisht aktualiteti i ngjeshur politik ishte në qëndër të bisedës.

Në kulmin e përfoljes për rikthimin e opozitës në Kuvend, zonja Spiropali vendosi të fliste me nota ironie dhe humori. Ajo deklaroi se të gjithë i ka marrë shumë malli për Lulzim Bashën dhe liderin historik të PD, Berisha.

E pyetur nëse ka ndonjë ofertë për ta rikthyer në Kuvend, ajo tregoi se: në fakt nuk kanë ndërmend të ofrojnë asgjë përveç dialogut pasi nuk mund t’ia shtrojnë rrugën Bashës dhe se do t’i duhet të përballet në votime. E pyetur për rastin Dako, ajo tregoi se: nuk ekziston asnjë kërkesë për arrestimin e Dakos dhe se opozita e ka tepruar me telenovela orientale, siç kanë qënë edhe telenovelat e tjera si Babale 1, 2 e me radhë.

Sa i takon motivacionit të vërtetë të dorëheqjes së Xhafajt, ajo deklaroi se ishte një largim i dinjitetshëm dhe se nuk ka asgjë tjetër përpos arsyes së deklaruar. Ndërsa kur u pyet për një rikthim të Tahirit, znj. Spiropali ju rikthye çështjes së baltosjes, si e quajti ajo, të eksponentëve socialistë nga opozita.

Në fund Elisa u ngacmua nga Flavio edhe për quajtjen si “Skënderbe” ndaj kryeministrit, por për më shumë mund të klikoni në link-un e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0033469200134277