INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Infermieri e pranon: Po vrava 100 pacientë

Infermieri e pranon: Po vrava 100 pacientë

Publikuar më: 14:11 30-10-2018

Një ish-infermier gjerman i akuzuar për vrasjen e më shumë se 100 pacientëve që ishin nën kujdesin e tij pranoi se i ka vrarë të gjithë këta pacientë.

I pyetur nga gjykatësi në qytetin verior Oldenburg nëse akuzat ndaj tij ishin të sakta, i pandehuri Niels Hoegel u përgjigj: “Po”.

“Ajo për të cilën unë akuzohem, ka ndodhur në të vërtetë”, tha 41 vjeçari.

Niels Hoegel, 41 vjeç, ka kaluar gati një dekadë burgim pasi u dënua për vdekjen e pacientëve të tjerë.

Ai është akuzuar për dhënien qëllimisht të mbidozave mjekësore ndaj viktimave, në mënyrë që t’i kthente ata në jetë në momentin e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875