INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIn/ Edi Oga: Do prisja biletë të shihja në ring deputetët e Kuvendit [VIDEO]

KafeIn/ Edi Oga: Do prisja biletë të shihja në ring deputetët e Kuvendit [VIDEO]

Publikuar më: 14:57 21-02-2019

Analisti dhe gazetati i njohur Edi Oga ka inkurajuar qytetarët që të protestojnë çdo ditë e vazhdimisht për pakënaqësitë ndaj qeverisjes por sipas tij dhuna është e pajustifikueshme.
“Unë jam pro protestës, por kundër dhunës.
Do isha për një përplasje fizike mes palëve të interesuar, deputetët e mazhorancës dhe opozita, madje do blija dhe biletë për këtë”, tha analisti Oga.
Sipas tij, nëse do ishte një protestë e popullit kundër politikës, do ishte super dhe do merrte gjithë mbështetjen, por protesta e sotme është me plot defekte.
“Nuk jam kundër dëmtimit të gjërave, por dhunë fizike s’duhet të ketë, apo vëllavrasje pra përplasje me policinë”, tha gazetari i njohur radiofonik Edi Oga.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771