INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Dritan Leli: Siguria publike në Vlorë jo problematike, mediat “nxijnë” realitetin [VIDEO]

KafeIN/Dritan Leli: Siguria publike në Vlorë jo problematike, mediat “nxijnë” realitetin [VIDEO]

Publikuar më: 11:20 07-06-2019

Kandidati për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës, Dritan Leli, në një intervistë me moderatorin e emisionit “KafeIN” Flavio Qarri, tha se në 30 qershor do të konfirmohet një standard i lartë i zgjedhjeve.
I pyetur për sigurinë publike që ofron qyteti i Vlorës, sidomos në sezonin turistik, kandidati i PS për Vlorën Dritan Leli, tha se lajmet negative për këtë qytet janë më shumë të fryra nga mediat, sesa është në të vërtetë realiteti.
“Grupet kriminale duan të zhvillojnë aktivitetin e tyre shfrytëzojnë vendet strategjike. Por në anën tjetër të detit, në Itali nuk kanë këtë perceptim për Brindisin sic është sot për Vlorën.
Kur lajmet kanë konotacion negativ, klikohen më shumë dhe përhapen po aq shpejt. Lajmi i Vlorës përbën më shumë lajm”, tha Leli.
Sa i takon përgjimeve, Leli tha se në punën e tij takon shumë qytetarë por për asnjë prej tyre nuk interesohet për dëshmi penale.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059