INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Dritan Hila: Zgjedhje lokale do të ketë, Berisha e Meta kanë garancinë e amerikanëve që s’do të preken [VIDEO]

KafeIN/Dritan Hila: Zgjedhje lokale do të ketë, Berisha e Meta kanë garancinë e amerikanëve që s’do të preken [VIDEO]

Publikuar më: 13:23 04-04-2019

Analisti Dritan Hila nga emisioni “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, ka bërë një analizë të situatës politike në vend.
Ndër të tjera, Hila tha se zgjedhjet lokale do të mbahen pavarësisht zërave se ato do të shtyhen.
“Unë mendoj se zgjedhje lokale do të ketë, por ato do të jenë një test për PS”, tha Hila.
Sipas analistit politik, dy gjëra nuk qëndrojnë në akuzat që mazhoranca i drejton opozitës pas largimit të saj nga parlamenti.
“Nuk mendoj se lëvizja e PD është nën ndikimin rus dhe që zoti Berisha e Meta kanë hallin e reformës në drejtësi, sikurse po dëgjojmë retorikën politike nga kampi socialist. Ata të dy i kanë shërbyer amerikanëve dhe kanë garancitë e tyre se nuk do të preken”, tha Dritan Hila.
Sa i takon vlerësimit të figurave të liderve të opozitës së vjetër, Basha dhe Kryemadhi, Hila vlerësoi figurën e kryetares së LSI.
Sipas tij, Kryemadhi është lidere e bërë vetë, pa pasur nevojën e një shtyse apo suporti, ndryshe nga Basha që u fut në politikë e mbahet aty nga lideri i vjetër i opozitës Sali Berisha.
Ndiqni videon e plotë më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605