INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Drama e  “Norm dhe Ahmed”, Lulzim Zeqja: Shqiptarët janë pak rracistë dhe paragjykues [VIDEO]

KafeIN/Drama e “Norm dhe Ahmed”, Lulzim Zeqja: Shqiptarët janë pak rracistë dhe paragjykues [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 05-04-2019

Sot në mbrëmje në “Arturbina” shfaqet premiera e re e teatrit “Norm dhe Ahmed”, ku aktori kryesor është Lulzim Zeqja, i cili ishte i ftuar në emisionin “KafeIN”.
Në intervistën me moderatorin Flavio Qarri, aktori Zeqja tha se mesazhi që përcjell vepra është lufta kundër rracizmit dhe ksenofobisë.
“E gjithë drama e Normit australian dhe ëndërra e Ahmedit student pakistanez, përplasen në një dialog në 1 orë e 10 minuta, gjatë së cilës ju do të shihni të gjithë personazhet e botës ku jemi”, tha aktori Lulzim Zeqja.
Sipas tij, shqiptarët janë pak a shumë si Normi, rracistë dhe paragjykues.
“Ju shihni ku është sot politika jonë. Unë besoj se përplasjet janë si pasojë e shtresave sociale. Zëri i tyre po ngrihet, kërkojnë më shumë të drejta”, tha Zeqja.
Për aktorin e njohur, prej 5-6 vitesh teatri ka marrë përsipër që përveç argëtimit, të jetë dhe advokues, për të bërë një katarsis apo për të ofruar dhe një rrugë për shoqërinë drejt së cilës duhet në fakt të shkojë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0023519992828369