INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet 20 vjeçari me tre klandestinë në mjet. I riu nga Tirana do i transportonte për në...

Arrestohet 20 vjeçari me tre klandestinë në mjet. I riu nga Tirana do i transportonte për në...

Publikuar më: 13:10 05-04-2019

Një 20-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë në Fier. Ai u konstatua duke transportuar ilegalisht tre klandestinë në aksin rrugor Fier-Levan me qëllim kalimin e kufirit. Në momentin e ndalimit, 20-vjeçari me iniciale A.H tentoi t’i ikte policisë, por përpjekjet e të riut nga Tirana rezultuan të kota.

Policia ka bërë me dije se pas verifikimeve, u konstatua se shtetasit e huaj që po ndihmoheshin për kalim të paligjshëm të kufirit ishin palestinezë.

Ata do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit".

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436