INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Dhuna në stadiume, gazetarja Pejana Elezi; Më vjen turp nga sjellja e tribunës VIP, s'kemi kulturë! [VIDEO]

KafeIN/Dhuna në stadiume, gazetarja Pejana Elezi; Më vjen turp nga sjellja e tribunës VIP, s'kemi kulturë! [VIDEO]

Publikuar më: 13:30 15-03-2019

Kanë kaluar disa muaj nga vendimi për të ndaluar aktivitetin e pikave të llotove në Shqipëri dhe ndryshe nga çfarë ishte menduar, ndeshjet e futbollit nuk kanë humbur vëmendjen nga futbolldashësit.
Gazetarja sportive Pejana Elezi, gjatë një interviste në "KafeIN" me moderatorin Flavio Qarri tha se tifozët e sportit janë ata më fanatikët, të cilët nuk i braktisin skuadrat e zemrës, pavarësisht se u mungon adrenalina që u jepnin dikur vendosja e basteve.
Gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri, gazetarja Elezi ka analizuar dhe ndeshjet e fundit të transmetuara në tv.
Por për të shqetësuese janë ende sjelljet e tifozëve në stadiume, madje këto sjellje vërehen dhe në Tribunën VIP.
"Unë i kam ndjekur ndeshjet në stadium por ne s'kemi kulturë. mua më vjen turp që edhe pse jam te paneli i gazetarëve që ndjekin ndeshjen, dëgjoj sharjet nga më të ndryshmet që vijnë nga Tribuna VIP", tha gazetarja sportive Pejana Elezi.
Sipas saj, kjo sjellje e dhunshme është tipike për ne si shqiptarë, ndryshe nga stadiumet e huaja.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217