INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatmir Mediu thirrje për protestën nesër: S’ka regjim apo tirani që mund të ndalë shqiptarët

Fatmir Mediu thirrje për protestën nesër: S’ka regjim apo tirani që mund të ndalë shqiptarët

Publikuar më: 14:40 15-03-2019

Partia Republikane zhvilloi një takim me strukturat e Tiranës, në prag të protestës opozitare të 16 marsit. “Edhe mungesën e Gjykatave në vend, ata po përpiqen ta shesin si një pjesë e normalitetit politik, duke ia faturuar reformës në drejtësi, që vetëm reformë nuk po rezulton”, tha Mediu, “ndërkohë që klanet dhe kartelet e drogës bëhen gati për pazarin e radhës për shit – blerje votash”. 

Më pas, ai renditi arsyet pse shqiptarët duhet të dalin në protesta. “Të gjithë të bashkuar për të hapur rrugën Evropiane. Të gjithë të bashkuar për të rifituar lirinë. Të gjithë bashkë kundër krimit, korrupsionit qeveritar. Të gjithë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të gjithë bashkë për t’i kthyer pushtetin shqiptareve. Të gjithë së bashku për të ndërtuar shtetin e së drejtës. Të gjithë së bashku me një premtim solem që s’ka regjim apo tirani që mund të ndalë shqiptarët. Të gjithë bashkë në 16 Mars”, u shpreh Mediu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0066030025482178