INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Andi Përmeti: Beteja e “Bindja Demokratike” kundër sistemit dhe Edi Ramës [VIDEO]

KafeIN/Andi Përmeti: Beteja e “Bindja Demokratike” kundër sistemit dhe Edi Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 13:38 10-05-2019

Deputeti më i ri i parlamentit shqiptar, Andi Përmeti, i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se beteja kryesore e partisë “Bindja Demokratike” është kundër kryeministrit Edi Rama.
“Themeli ynë është ndryshimi i sistemit pasi produkti që prodhon është i deformuar.
Çdokush që vjen në pushtet, përmes këtij sistemi që jep pushtet të pakufizuar, mund të gabojë nesër”, u shpreh deputeti Përmeti, megjithëse ai vjen pikërisht nga ky sistem që sot e ndëshkon partia që përfaqëson.
Deputeti i BD tha se në datën 13 maj do të shpallen kandidaturat për kryetarë bashkish, duke konfirmuar dhe njëherë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndiqni intervistën e plotë ne videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609