INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Agim Rada: Pas Budapestit, një Skënderbe mbret do të vendoset në Paris [VIDEO]

KafeIN/Agim Rada: Pas Budapestit, një Skënderbe mbret do të vendoset në Paris [VIDEO]

Publikuar më: 14:16 22-02-2019

Artisti Agim Rada do të jetë skulptori që do të ripunojë bustin e Skënderbeut, vepër e të madhit Odhise Paskali, i cili do të udhëtojë drejt Budapestit, si një dhuratë që bashkia e Tiranës do t'i ofrojë Budapestit, në nderim të miqësisë së vjetër mes 2 popujve.
Rada ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ku deklaroi se, brenda marsit, kjo vepër do të jetë gati për tu zhvendosur drejt kryeqytetit hungarez.
Por gjatë intervistës, skulptori Agim Rada zbuloi dhe një projekt të tijin me të cilin po punon, një bust të Skënderbeut i cili do të jetë shumë më ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim.
“Skënderbeu im do të jetë i ulur në fron, me një qëndrim më solemn, si mbret, si prijës, ndryshe nga cfarë jemi mësuar ta shohim me gjeste luftëtarësh.
Rada tha se kjo është një porosi e disa shqiptarëve për të cilin ka vite që punon. Busti do të jetë 4-5 metra dhe do të vendoset në një nga sheshet e Parisit, në sheshin “Skënderbeg”.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.002985954284668