INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Adoleshentët pyesin, Anisa Zaçe: Seanca online falas me psikologun [VIDEO]

KafeIN/Adoleshentët pyesin, Anisa Zaçe: Seanca online falas me psikologun [VIDEO]

Publikuar më: 14:48 19-07-2019

Psikologët mendojnë se hapësira e krijuar mes një brezave, nisur nga ndryshimet e thella të stilit të jetesës dhe të të menduarit, krijojnë probleme në komunikimin prind-adoleshent.
Psikologia Anisa Zaçe e ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka treguar për platformën “Nuk je vetëm” e hapur prej 3 vitesh dhe ku çdo i ri mund të shkruajë për problematikat e tij.

Zaçe tha se pas kësaj platforme janë një staf prej 36 ekspertësh që punojnë vullnetarisht duke iu përgjigjur pyetjeve të adoleshentëve.

“Ne kemi menduar të ofrojmë një aplikacion ku çdo person të ketë mundësi të flasë me psikologun në mënyrë private, por nga ana tjetër të gjitha pyetjet dhe përgjigjet do të jenë online. Aktualisht në portalin nukjamvetëm.al pyetjet e të interesarve dhe përgjigjet e psikologëve janë publike e lexohen online.
Ndërkohë që me chat-in ne duam të krijojmë një hapësirë për këdo që ka nevojë për psikologun.
Psh, ata mund të kenë nevojë për një seancë që zgjat më shumë se sa një pyetje ose disa pyetje dhe kjo do të bëhet në formën e një séance reale me ekran në mes, por do të jetë online. ”, tha psikologia Anisa Zaçe.
Sipas saj, ata që do të hyjnë në portalin nukjevetëm.al do të kenë një kod për të hyrë në faqe, oraret kur profesionistët janë në linjë dhe komunikimin mund ta bëjnë me nickname.

E pyetur për natyrën e pyetjeve të adoleshentëve, psikologia Anisa Zaçe tha se pothuajse shumica kanë pikëpyetje për edukimin seksual.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721