INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/A po kujdesemi për pensionet, zv/drejtori i ISSH: Kontribuesit po na emigrojnë [VIDEO]

KafeIN/A po kujdesemi për pensionet, zv/drejtori i ISSH: Kontribuesit po na emigrojnë [VIDEO]

Publikuar më: 12:11 16-05-2019

Zv/drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini gjatë një interviste në “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se të rinjtë e sotëm nuk po mendojnë për periudhën e pensionit, duke mos kontribuar si duhet.
Zv/Drejtori Emini tha se të rinjtë janë pandërgjegjësuar për skemën e pensioneve, pasi sot ata pranojnë të paguajnë kontribute jo mbi pagën e plotë që përfitojnë, por mbi rrogën që punëdhënësi ua deklaron në bankë.
“Nga viti 2014 ka një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve, dhe janë mbi 230 mijë kontribues të rinj që prej kohës kur nisi reforma në pensione.
Sot numërohen 778 mijë kontribues në total që mbajnë në këmbë skemën e pensioneve, por janë të pamjaftueshëm”, tha zoti Emini.
Zv/drejtori i ISSH tha se pensionistët si numër janë për një popullsi prej 1.4 mln banorë, por kontribuesit janë për një popullsi mbi 2 mln persona, pra kontribuesit kanë emigruar.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0028879642486572