INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka zmadhuar gjoksin? Nevina Shtylla tregon të vërtetën për operacionet plastike: Kam patur trysni…

Ka zmadhuar gjoksin? Nevina Shtylla tregon të vërtetën për operacionet plastike: Kam patur trysni…

Publikuar më: 14:32 24-11-2020

Moderatorja Nevina Shtylla ka zbuluar se ka patur trysni nga njerëz të tjerë për të bërë ndërhyrje kirurgjikale në trupin e saj. Gjatë emisionit “E diell” në Top Channel, Shtylla ka thënë se në të ardhmen nuk i dihet, por për momentin, ndihet shumë mirë me trupin e saj.

“Rrudhat varet sesi të zë pleqëria ndonjëherë, se tek disa njerëz janë edhe të bukura. Unë nuk jam komplet kundra ndërhyrjeve estetike dhe atyre kirurgjikale, ka persona që e kanë të domosdoshme këtë gjë dhe le ti bëjmë. Shumë mirë që ekziston dhe është mundësia për të rikuperuar një defekt që mund të kenë. Unë personalisht kam pasur edhe trysni, e kam menduar nëse duhet të bëjë ndonjë ndërhyrje apo jo. Ishte një postim që më dërguan me gjoksin e bërë, hundën dhe buzët. Gjoksin e zvogëlova se e kisha të madh (qesh). Ndihem mirë me veten time kështu si jam, nëse Zoti do më kishte bërë me një trup tjetër ndoshta edhe do të kisha bërë dy-tre ndryshime”, ka thënë ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598