INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka një vend në botë që të gjithë janë të gëzuar, madje ka dhe një Ministri për lumturinë[FOTO]

Ka një vend në botë që të gjithë janë të gëzuar, madje ka dhe një Ministri për lumturinë[FOTO]

Publikuar më: 10:31 23-05-2019

Në botë ka një shtete që deri pak kohë më parë cilësohej si misterioz. Ai ndodhet midis Indisë dhe Kinës në Azinë Jugore e quhet Butani. Deri në vitin 1974 ishte i pazbuluar deri sa në të shkuan turistët e parë.

Në Butan është pak vështirë të shkosh për shkak të politikave të mbretit që e drejton. pasi procedurat janë të stërgjatura. Mbreti i vendit përpiqet të kufizojë numrin e turistëve. Ky vlerëohet si vendi më i lumtur në botë dhe deri në vitin 1999, ishte e ndaluar rreptësisht përdorimi i televizorit dhe internetit. Pasi u pa që ishte e pamundur të qëndrohej larg teknologjisë, u vendos të anullohej ligji.
Që banorët të jenë të qetë dhe për të mbajtur në nivele të larta lumturinë e tyre në vitin 2008 u formua Komiteti i Lumturisë e cila më pas u kthye në Ministrinë e Lumturisë. Ajo merret me ekuilibrin e vlerave financiare, mendore dhe shpirtërore. Në Butan, nuk njerëz që nuk kanë ku të strehohen. Nëse dikush humbet shtëpinë apo është i pastrehë, drejtohen tek mbreti Jigme Khesar Namgyel Ëangchuck, i cili kujdeset për t’iu dhënë banesë apo një tokë, ku të mund të jetojnë. Veç të tjerash çdo banor ka të drejtën të përfitojë kujdes mjekësor falas. Në këtë vend ndalohet kultivimi dhe shitja e duhanit. Edhe turistët duhet të kenë shumë dokumentesh të nevojshme dhe duhet të paguajnë tarifa të larta nëse duan të marrin cigare me vete.
Në këtë vendi tregohet një kujdes për ekologjinë dhe natyrën. Në vitin 2015, Butani vendosi një rekord botëror duke mbjellë 50.000 pemë në vetëm një orë. Gratë shumë respektuara. Të gjitha pronat dhe pasuritë e tjera i marrin vajzat.
Dhe ushqimet janë tejet të kontrolluar, pasi është e jashtëligjshme përdorimi i produkteve kimike. Çdo gjë kultivohet brenda vendin në mënyrë natyrale. Në pamje të parë duket sikur në këtë shtet ka masa tepër të rrepta, por kjo nuk reflektohet tek njerëzit e Butanit, pasi ata janë shumë miqësorë dhe të lumtur.

but.jpg

butttt.jpg

butaniiii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030350685119629