INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juventusi “përmbys” Interin në një ndeshje të çmendur, bashkëshortja e Icardit “thumbon” trajnerin Spalleti! [FOTO]

Juventusi “përmbys” Interin në një ndeshje të çmendur, bashkëshortja e Icardit “thumbon” trajnerin Spalleti! [FOTO]

Publikuar më: 14:56 29-04-2018

Juventusi fitoi mbrëmjen e kaluar 2-3 ndaj Interit në një ndeshje të çmendur që i kishte të gjitha. Lotët, kartonat, golat, konfliktet dhe përmbysjet.  Një ditë pas humbjes 2-3 ndaj Juventusit në “San Siro”, në shtëpinë e Interit vazhdojnë të ndiejnë një dëshpërim të thellë, sa për gabimet e gjyqtarit kryesor Orsato, aq edhe për lëvizjet e fundit taktike të Spallettit, që rezultuan një dështim total, për të mos thënë se ndihmuan bardhezinjtë të shënonin dy gola në fundin e takimit.

Spalletti është kryeqëzuar për ndërrimin e Icardit me mbrojtësin Santon, që në dy rastet e golave nuk arriti ta mbulonte kundërshtarin. Ëanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit, nuk i ka kursyer kritikat për trajnerin zikaltër, duke ripostuar në Tëitter mesazhin e gazetarit argjentinas, Andres Agulla.

“Përse trajneri e nxori nga fusha Icardin kur duheshin edhe 4 minuta lojë. Për lojën, për rëndësinë që ka prania e tij në fushë, Maurito është një lojtar kyç tek Interi. Sapo doli ai, Juventusi bëri dy gola. Zëvendësim pa sens”, ka qenë komenti i bashkëshortes së sulmuesit argjentinas, që nuk e ka pëlqyer daljen nga fusha të kapitenit të Interit, që në fund e mbylli ndeshjen në lot pas humbjes.

andads.png

Article Logic
Execution time: 0.0041611194610596