INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Kluivert vendos rekord në Champions League

Justin Kluivert vendos rekord në Champions League

Publikuar më: 21:26 02-10-2018

Vetëm 19 vjeç e 150 ditë, Justin Kluivert është holandezi i dytë më i ri që luan si titullar në një ndeshje të vlefshme për Champions League, në një skuadër të huaj, pas Jeffrey Bruma 19 vjeç e 10 ditë, që në 2010, u aktivizua me Chelsea, pasi u aktivizua mbrëmjen e të martës me Romën në ndeshjen kundër Viktoria Plzen .

Një rekord që konfirmon edhe një herë se Kluivert është një talent premtues te skuadra e Romës.

“Kluivert është inteligjent dhe e di mirë se çfarë do të thotë të luash te Roma. Është holandezi i dytë më i ri që luan si titullar në Champions. Ka një të ardhme të rëndësishme, por duhet të arrijë gradualisht dhe ngadalë”, deklaroi Drejtori Sportiv i Romës, Monchi.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506