INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juncker: Nëse nuk jemi serioz me Ballkanin Perëndimor, rikthehen vitet e përgjakshme

Juncker: Nëse nuk jemi serioz me Ballkanin Perëndimor, rikthehen vitet e përgjakshme

Publikuar më: 12:59 06-10-2018

“Nëse në peizazhin tejet të komplikuar të Europës krijohet përshtypja se ne nuk jemi seriozë në ofrimin e perspektivës së anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë mund të shohim më vonë, e ndoshta edhe më shpejt nga sa parashikohet, atë që kemi parë të ndodhë në Ballkan në vitet ’90” ishte kjo deklarata që dha Shefi i Komisionit të Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin austriak.

Ai paralajmëroi mbi mundësinë e një lufte të re në Ballkan, nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja nuk ndiejnë se BE-ja është serioze në ofrimin e perspektivës për anëtarësim ndaj tyre.Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve ’90 krijuan fushëbetejën e konflikteve më të përgjakshme të Europës që prej Luftës së Dytë Botërore, që çoi deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, tashmë gjenden në faza të ndryshme të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërsa negociatat për anëtarësim kanë nisur zyrtarisht me Serbinë dhe Malin e Zi, Shqipëria dhe Maqedonia janë ende në pritje të çeljes së tyre dhe klasifikohen si “vende kandidate”. Bosnja dhe Kosova, nga ana tjetër, janë listuar për momentin si “kandidatë potencialë”.Juncker e kishte përmendur edhe dhjetorin e vitit të kaluar faktin se, zgjerimi me vendet e Ballkanit ishte jetik për ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajo.Sipas tij, BE-ja duhet “të kujdeset për Ballkanin Perëndimor intensivisht dhe të ndihmojë ku të jetë e nevojshme”.

Juncker thekson se blloku “duhet të sigurohet që të jetë e kuptueshme për këdo, se konfliktet territoriale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhen përpara se të ofrohet, apo të merret anëtarësimi”. Mes çështjeve më të nxehta në këtë aspekt është statusi i Kosovës, e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por që Beogradi refuzon ende ta njohë.

Article Logic
Execution time: 0.0042281150817871