INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 7 aktorët turq me origjinë shqiptare

Ju prezantojmë me 7 aktorët turq me origjinë shqiptare

Publikuar më: 16:31 09-02-2020

Aktorët turq me rolet e tyre në telenovela kanë arritur një sukses të madh jo vetëm në Turqi, por edhe në botë. Ata kanë fituar zemrat e publikut dhe ndiqen me endje në çdo telenovelë apo edhe për të rejat nga jeta e tyre. E bukura është se disa prej këtyre aktorëve që ju i doni aq shumë, janë shqiptarë e këtë e kanë pranuar vetë.

Engin Altan Duzyatan, aktori i cili u bë i famshëm me rolin e Erugrulit është me prejardhje shqiptare. Këtë ai e ka deklaruar për mediat turke pak kohë më parë duke gëzuar kështu fansat shqiptarë.

B642531F-013C-4994-B447-54D672A62E7B-300x195.jpg

Halit Ergenç i njohur si Sulejmani i madhërishëm ka pranuar se është nga Shqipëria dhe ka thënë: “Mund të them me plot gojën se në damarët e mi ka gjak shqiptari”.

97D17691-B7B1-4D5F-B468-BEDD746FF967-300x200.jpg

Edhe aktori bukurosh Can Yaman i njohur nga serialet “Zogu i hershëm” apo “Hëna e plotë” është shqiptar. Këtë ai e ka pranuar gjatë një interviste ku tha se të dy gjyshërit e tij janë me origjinë shqiptare. “Nga ana e babait jam me prejardhje nga Prishtina. Të afërmit nga babai flasin shqip. Por unë jam rritur më shumë nga ana e mamasë prandaj nuk di shqip”-tha Can Yaman dhe madje tregoi se para disa kohësh ka ardhur në Shqipëri dhe ka qëndruar 1 muaj.

DF5ACAA8-8763-4788-919D-64FA5C775A0D-300x175.jpg

Një tjetër aktor bukurosh turk me origjinë shqiptare është Kivanç Tatlitug i njohur nga serialet “Gymysh”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e ndaluar” etj. “Po, jam shqiptar”-ka pranuar me krenari aktori kur është pyetur për origjinën e tij. “Babai im është nga Prishtina”-ka treguar Kivançi.

B9A120A7-AE6E-45B5-B544-D098AC44939B-300x300.jpg

Baris Arduç, aktori i cili u bë i njohur nga seriali “Dashuri me qira” është gjithashtu me origjinë shqiptare. Jo vetëm kaq, por ai ka deklaruar se edhe di të flasë shqip. Aktualisht ai është rikthyer në ekranin shqiptar me serialin “Kuzgun”.

877F9351-5409-4109-BE0B-EB28E13112CF-300x201.jpg

Një tjetër aktor që luan në serialin “Ertugrul” është me origjinë shqiptare dhe ai është Bamsi. Aktori Nuretin Sonmez ka pranuar në një intervistë origjinën e tij shqiptare.

B59FA3AA-5AC8-4E7D-89E6-A19E51AE3D36-300x169.jpg

Gjithashtu edhe aktori Kaan Urgancioglu është me origjinë shqiptare. Ai është i njohur si Emir nga seriali “Kara Sevda”. Nëna e aktorit është me prejardhje shqiptare./revistawho.com

B8A8B785-F9ED-4379-8C83-8F2193EA26FB-286x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039072036743164