INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EPIKE! Momenti i sikletshëm kur Taynën i zbërthehet bluza në koncert po bën xhiron e rrjetit! [VIDEO]

EPIKE! Momenti i sikletshëm kur Taynën i zbërthehet bluza në koncert po bën xhiron e rrjetit! [VIDEO]

Publikuar më: 19:31 09-02-2020

Tayna është një nga këngëtaret më të paguara në Shqipëri. Prej disa vitesh ajo është shndërruar në reperen më të preferuar të shqiptarëve. Koncertet e saj si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta dhe normalisht ka fituar të ardhura të mira.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja e njohur Tayna ka qenë e ftuar në një 'club' ku performoi këngët e saj më të suksesshme. Por një incident me veshjen i tërhoqi vëmendjen të gjithëve dhe e vuri atë në siklet.

Teksa po kërcente me një nga këngët e saj, bluza që kishte veshur iu zbërthye dhe reçipetat i dolën sheshit. Pas kësaj Tayna është përpjekur ta kalojë me sportivitet.

Videon e këtij momenti të sikletshëm, Tayna e ka publikuar vetë në 'Instastory' dhe shkruan:

“UPS, e bëra përsëri. Mendoj se zemra ime është shumë e madhe”.

Pas gjithë kësaj, Tayna ka vazhduar performancën duke mbajtur dorën tek gjoksi në mënyrë që të shmangë ndonjë skenë tjetër të tillë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0021960735321045