INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 6 vajzat shqiptare që janë bërë të famshme në Turqi [FOTO]

Ju prezantojmë me 6 vajzat shqiptare që janë bërë të famshme në Turqi [FOTO]

Publikuar më: 18:26 11-02-2020

Shumë këngëtare, aktore apo prezantuese shqiptare kanë shkuar jashtë vendit për një jetë më të mirë e sukses më të madh në karrierën e tyre. Kështu kanë vepruar edhe 6 vajzat që ju jell sot “revistawho.com”, të cilat janë bërë shumë të famshme në Turqi.

Laureta Gashi e cila njihet me emrin artistik Asya Gashi është një këngëtare e njohur që ka lindur në Kosovë dhe pasi mbaroi Fakultetin e Arteve në Prishtinë, u zhvendos në Turqi për ta vazhduar karrierën atje. Asya ka publikuar disa këngë që kanë arritur shumë sukses duke zënë vendin e tretë në iTunes.

96D23860-E5A5-4AC9-AF0E-AC7A644FE436-300x213.jpg

Almeda Abazi ka lindur në Tiranë, por shkollën dhe universitetin e mbaroi në Turqi. Shqiptarja vendosi që jetën e saj ta vazhdonte në shtetin turk ku u bë e famshme duke luajtur në disa seriale e filma. Atje Almeda njohu edhe dashurinë e jetës, aktorin Tolgahan Sayisman dhe çifti sot janë prindër të një djali.

99CA422C-FDE6-49B2-982C-5B6AF8A3292F-300x200.jpg

Vanesa Doçi është një nga emrat më të rinj të muzikës. Ajo është motra e këngëtares Aida Doçi. Vanesa sapo ka nisur karrierën e saj në Turqi dhe pak kohë më parë publikoi këngën e saj të parë për tregun muzikor turk. Kënga u prit shumë mirë dhe Vanesa i mahniti të gjithë me zërin e saj.

2A7524CC-D0A6-406A-A4A1-6B82FB640435-300x346.jpg

Arbnora Ademaj, prezantuesen nga Kosova do ta shohim së shpejti në serialet turk. Prej disa kohësh Arbnora po qëndron në Turqi e ka takuar disa nga aktorët më të njohur turq me të cilët pritet të bashkëpunojë. Pak kohë më parë u zbulua se Arbnora do të luaj me “Ezelin” në një serial të ri turk.

CA190819-08F0-409D-A972-7E69001925D2-300x168.jpg

Genta Ismajli, këngëtarja shqiptare është bërë tashmë e famshme me lidhjen e saj me një biznesmen turk, Hysen Usta. Jo vetëm kaq por Genta së shpejti do të publikojë këngën e saj të parë në Turqi dhe që vjen në bashkëpunim me një reper turk. Genta është komentuar shumë nga mediat turke për këtë bashkëpunim.

EF5C6FC0-DCE6-4ACA-998E-E9B3D9EECFE2-300x298.jpg

Morena Taraku po qëndron në Turqi prej kohësh dhe këngëtarja ka arritur një sukses shumë të madh duke marrë çmimin “Këngëtarja më e mirë e huaj e muzikës pop”. Madje Morena ishte qendra e vëmendjes së mediave turke për një kohë të gjatë. “Këngëtarja kosovare Morena Taraku do të zhvendoset në Turqi. Këngëtarja ka vendosur të qëndrojë në Stamboll ku do të vazhdojë punën”-shkruanin mediat turke./revistawho.com

AADB115E-6989-423A-A726-EE96E3552985-300x165.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143