INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 5 super mamat single [FOTO]

Ju prezantojmë me 5 super mamat single [FOTO]

Publikuar më: 17:26 08-03-2017

Janë ndër femrat më të bukura të estrades shqiptare por jo vetëm të bukura pasi ato janë treguar shumë vajza të forta në momentet më të vështira për to, pasi kanë rritur femijët e tyre vetëm dhe pa ndihmën e një mashkulli, ato kanë qenë nënë dhe babë për fëmijën e tyre.

Në emisionin Fun Day me Fatmën u fol për 5 super mamat single, të cilat janë:

Çiljeta Xhilaga
Ndër vite, Çiljetën e kemi parë si një nga femrat më joshëse të estradës sonë. Në fillim si miss, më pas si modele , aktore dhe si këngëtare ku vazhdon të jetë e tillë.Por u bënë disa vite që publiku është mësuar ta shohë Çiljetën edhe si një nënë, madje një nënë shembullore për djalin e saj pothuajse 4-vjeçar, Fernando, të cilin po e rrit vetë.

cili-me-djal.jpg

Inis Gjoni
Inis Gjoni ka qenë pa diskutim një nga showgirl-et më të vecanta të showbiz-it tonë ndër vite. Por përveç arritjeve profesionale dhe momenteve të gëzueshme, jeta e Inisit nuk ka qenë edhe aq e lehte. Pas ndarjes tragjike nga jeta e partnerit të saj (kur Inisi ishte ende shtatzënë), ajo u detyrua të kthehej në nënë, por edhe baba për vajzën e saj Coco Antonel.

inis-gjoni.jpg

Ingrit Gjoni
Padiskutim dhe Ingriti ka patur epokën e saj në karrierë si këngëtare , duke vazhduar të jetë e suksesshme deri në ditët e sotme , por edhe Ingriti është një nënë e cila po e rrit djalin e saj,Paridin. Ajo ia ka dalë të tregohet një mami sa më e përkushtuar ndaj Paridit, dhe këtë gjë e ka bërë mjaftë mirë.

ingrid-gjoni-0008-parid-avip.jpg

Fjolla Morina
Të gjithë i kemi dëgjuar këngët dhe gjithashtu parë performancat ekstravagante të Fjolla Morinës. Por një pjesë e madhe e publikut nuk e di se Fjolla është nënë e dy vajzave. Më e madhja prej tyre, sot 14 vjeçe, është rritur me përkushtim dhe shumë sakrifica nga këngëtarja, sidomos pas divorcit me ish-bashkëshortin.

Untitled.png

Rita Lati
Rita Lati është një emër që nuk ka se si mos të ngjallë nostalgji dhe emocion te të gjithë ata që u rritën me skeçet dhe humorin e saj.Profesioniste në çdo rol, ajo ka qenë shembulli dhe imazhi më i mirë për Rozën, e cila, në gjurmët e së ëmës, sot për sot është një ndër prezantueset më të veçanta dhe karizmatike të televizioneve tona.

16128786_1131456513618536_1620035161_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499