INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet sherri me Cozman dhe BABASTARS? Pas 2 vitesh NOIZY del para gjykatës, zbuloni çfarë ka thënë [FOTO]

Ju kujtohet sherri me Cozman dhe BABASTARS? Pas 2 vitesh NOIZY del para gjykatës, zbuloni çfarë ka thënë [FOTO]

Publikuar më: 16:45 17-09-2018

Ishte një ndër ngjarjet më të bujshme në muzikën shqiptare, tipike nga ato në “ghettot” në Amerikë ku dy banda konfliktohen me njëra-tjetrën. Para dy vitesh, Noizy dhe miqtë e tij u përfshinë në një sherr me anëtarët e “Babastars” sherr nga i cili Noizy dhe Varrosi mbetën të plagosur. Ndërkohë që Cozman dhe një tjetër mik i tij, Albert Krasniqi u arrestua.

Dy vite më pas, Noizy dhe Albert Krasniqi janë paraqitur në gjykatë, ku kanë shprehur pendesë për atë që ka ndodhur.

"Akuzën e pranoj. E kuptoj shumë mirë. Unë ndihem vërtet fajtor. Nuk e di a do të më pranohet kjo, por kërkoj falje. Kjo ndodhi, ne jemi të rinj dhe e kemi falur njëri-tjetrin. Kemi vendosur që të kaluarën ta lëmë pas. Familja ime është takuar me familjen e Albertit dhe kemi vendosur që këto t’i lëmë prapa."- u shpreh Noizy.

noizy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004