INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet? Mos e besoni po deshët, por muzikën e serialit të famshëm TURK e paska krijuar këngëtari i njohur SHQIPTAR [FOTO]

Ju kujtohet? Mos e besoni po deshët, por muzikën e serialit të famshëm TURK e paska krijuar këngëtari i njohur SHQIPTAR [FOTO]

Publikuar më: 15:28 28-06-2019

Prej kohësh ai nuk është aktiv në skenën muzikore shqiptare, por me siguri të gjithë e mbani mend. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin i cili u shpërngul në Turqi ku publikoi disa këngë në gjuhën turke si dhe filloi edhe profesionin e ri si aktor. Bertani mori pjesë në disa seriale turke, njëri ndër ta ishte edhe “Goç Zamani”, ku luajti së bashku me aktoren e njohur turke Cansu Tosun.

bejktk.png

 

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Bertan Asllani, prej disa vitesh po e vazhdon karrierën e tij në Turqi, ku ka korrur sukses të madh dhe emri i tij është bërë mjaft i njohur, ndërkohë që së fundmi është angazhuar në një ndër serialet më të shikuara në Turqi, “Kimse Bilmez”, por jo si aktor me ndonjë rol filmik.

joar.png

 

Bertani ka bërë muzikën e këtij serialit ku në rolet kryesore janë aktorët Kerem Cem Ozgu Kaya dhe Engin Hepileri.

Kujtojmë se 29-vjeçari vite më parë ka luajtur në serialin që për tematikë kishte jetën e nxënësve, “Pis Yedili”.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434